Kryeministri, Isa Mustafa, përmes facebook-ut, thotë se shtyrja e vendimit për Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale, nuk kanë të bëjnë me rekomandimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ashtu siç është dhënë në disa media elektronike.
Dëshiroj të sqaroj, se shtyrja e vendimit për Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale, nuk kanë të bëjnë me rekomandimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj. Mogherini, ashtu siç është dhënë në disa media elektronike. Zonja Federica Mogerini ka inkurajuar marrjen e vendimit, sot në një bisedë telefonike me mua, por version i Ligjit për dhomat e veçanta të cilin e kemi marrë sot nuk ka qenë i përgatitur teknikisht për t’u trajtuar në Kuvend dhe po ashtu ka pasur nevojë të shohim edhe njëherë disa dispozita në tekstin e fundit , për të reflektuar, ka shkruar Isa Mustafa, Kryeministri i Kosovës IM
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...