Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk do të shkojë në kolaicion parazgjedhor me asnjë parti.
Megjithatë, Mustafa la hapur mundësinë që të garojë bashkë me ndonjë parti të vogël.
“Akoma nuk kemi vendosur në strukturat e LDK’së, se së shpejti do të organizojmë një mbledhje të kryesisë. Unë mendoj se do të garojmë vet. Mbesim të hapur për ndonjë subjekt të vogël. Por, koalicione parazgjedhore nuk do të bëjmë me asnjë subjekt politik”, ka thënë Mustafa në RTK.
Tutje, ai tha Vetëvendosje po ia bën qejfin vetes me sondazhe.
Ndërsa për vendimin e Gjykatës Kushtetuese tha se ajo mori rol që nuk i takon në momentin kur shpalli zgjedhjet.
“Ishte i papritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ajo mori rol që nuk e ka, sepse shpalli zgjedhjet. Këtë nuk e bën ajo. Megjithatë ne kemi vendosur ta respektojmë këtë vendim”, tha Mustafa.
Horoskopi për ditën e sotme
Cristiano Ronaldo shkaktoi kaos në Arabinë Saudite – nuk pra...
Moti me vranësira dhe reshje të herëpashershme në Shqipëri, ...
Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin
Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullah...
Moti sot me vranësira, shi dhe borë