Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se komandantët e kanë rrëzuar Qeverinë e LDK-së për hesape të veta.
Ai ka thënë se njëra nga hesapet, u pa që në ditët e para të, siç e quan ai, ‘Qeverisë së komandantëve’ e ajo ishte hapi i shfuqizimit të Speciales. Por thotë se ‘tani komandantët duhet ta rrëzojnë veten”.
“Në momentin që ka dalë LDK-ja është themeluar Qeveria e komandantëve, të cilët aktin e parë që kanë bërë, kanë dashur ta zhbëjnë Gjykatën Speciale. Do të thotë ata i kanë pasur do qëllime të veta pse e kanë rrëzuar qeverinë tonë, por nëse e dojnë këtë vend, ata duhet ta rrëzojnë veten. Nëse s’e dojnë, ata shahen gjithë ditën e në mbrëmje e ndajnë pazarin”, ka thënë Mustafa.
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren