Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin , por as partnerët e saj, AKR dhe Alternativa, transmeton Arbresh.info.
“Është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit. Nuk do ta votojnë as deputetët e këtij koalicioni nga AKR dhe Alternativa”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Postimi i plotë:
“Është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit. Nuk do ta votojnë as deputetët e këtij koalicioni nga AKR dhe Alternativa.
Qëndrim unanim I Këshillit të Përgjithshëm sot ishte se përgjegjësinë për themelimin e instituiconeve e kanë subjektet e renditura para LDK-së. Ato që u organizuar bashkë për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga LDK-ja. Në qoftë se ato dështojnë apo nuk mund të bëjnë këtë, atëherë LDK do të japë ofertën e vet, por gjithnjë pa PDK-në”, ka shkruar Mustafa.
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava