Kreu i qeverisë, Isa Mustafa ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të votohet për presidentin e ri të Kosovës, e që sipas tij, do të jetë kreu i PDK-së Hashim Thaçi, raporton RTV Dukagjini.
I pyetur nëse do t’i ketë votat e LDK-së Thaçi për President, kryeministri Mustafa ka thënë se të gjithë duhet ta respektojnë marrëveshjen.
Ndërsa lidhur me protestën e ardhshme, që është paralajmëruar nga opozita, Kyeministri ka thënë se “jemi vend demokratik dhe protestat e qeta janë e drejt e çdo kujt”.
Këto komente kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i bëri në Pejë, në takimin e organizuar për diskutime rreth ndryshimeve të Statutit të LDK-së. /Arbresh.info
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...