Mustafa: Po kalojmë momente që duhet ti jetojnë të gjithë

14:20 | 15 Gusht 2016
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se Kosova në këto çaste po kalon momente të rëndësishme që duhet të jetohen nga të gjithë,shkruan Gazeta Express.

Duke shprehur përsëri gëzim për fitoren e Majlindës, Kryeministri Mustafa tha “Majlinda Kelmendi, dje, solli në Kosovën tonë Medaljen e parë dhe të Artë Olimpike. Ajo solli gëzim në secilën familje. Mënyra se si u prit Majlinda në Aeroport dhe në rrugët e Prishtinës dhe të qytetit të saj të lindjes, Pejës është tregues çka duan qytetarët. Ata duan suksese. Nuk duan sherre e debate të panevojshme.”

Gjithashtu kryeministri ka bërë të ditur se ditën e djeshme filloi zbatimi i strategjisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe shtuar se nga Brukseli presim lajme për ta pajisur Kosovën me Kodin e vet ndërkombëtar telefonik.

Ai në fund ka lavdëruar edhe vizitën e Zv.Presidentit Amerikan Biden dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit, Qeverisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për ofrimin e mbështetjes në rekrutimin e pozitave të larta.

Shpërndaje në rrjete sociale