Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka quajtur ditë të madhe për Kosovën, formimin e Qeverisë së re me kryeministër, Avdullah Hotin, i cili me këtë rast ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur, qytetarët, të gjitha partitë pjesëmarrëse si dhe deputetë që votuan.
“Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë”, ka shkruar Mustafa në facebook, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se kryeministri Hoti nuk ofendoi askënd dhe se apeloi për ura bashkëpunimi.
Postimi i plotë i Isa Mustafës:
Një ditë e madhe për Kosovën.
Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.
Urime zotni Kryeministër!
Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!
Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.
Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.
Zotni Kryeministër,
Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM/arbresh.info
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...