Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka bërë disa kritika kundrejt raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila mbrëmë është pritur në takim nga kryeministri, Albin Kurti.
Mustafa tha se von Cramon ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, transmeton Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i LDK-së e cilëson von Cramon si raportuese të VV-së, apo siç thotë ai, raportuese e shtetit, pasi sipas tij, VV synon çdo ditë ta shndërroj Kosovën në diktaturë.
“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet. Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë?!”, ka shkruar Mustafa./Arbresh.info
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...