Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Qeverisë në ekzil, dr. Bujar Bukoshi, duke e cilësuar atë si një figurë të pazëvendësueshme në historinë e shtetformimit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se nuk gjen dot fjalë të mjaftueshme për ta përshkruar Bujar Bukoshin, i cili sipas tij, udhëhoqi me guxim dhe përkushtim në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë për vendin.
“Sot nuk mund të shkruaj gjatë për Kryeministrin tim dhe Kryeministrin e Kosovës dr. Bujar Bukoshi i cili iku nga kjo jetë. Kam shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti,” shkroi Mustafa.
Ai vlerësoi kontributin e Bukoshit si të jashtëzakonshëm, duke shtuar se ai veproi në kohë të vështira kur vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës mund të frymëzonte veprim.
“Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës!” përfundoi Mustafa.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit