Ish-kryetari i Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka bërë të ditur se nga partia e tij nuk e përkrahin asnjërin kandidat në balotazh.
“Sipas qëndrimit të degës në raport me qendrën qytetarët kanë të drejtë të votojnë kë të dëshirojnë por qe ne publikisht nuk e përkrahim askënd. Unë jam për ndryshim dhe qe dy mandate s’është që kemi parë ndonjë ndryshim të madh. Kam prit më shumë nga ai [Lufti Haziri] dhe nuk ka dalë ashtu, realizimi i tij është i plogësht”.
Mustafa në “Edicionin Special” mes tjerash deklaroi se vetë është pro ndryshimit duke iu referuar kështu kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, njofton Klankosova.tv.
“Gara është bërë mjaft interesante dhe është pritë pasi VV në zgjedhjet nacionale kishte shumë vota nga Gjilani. Siç u pa në fillim të fushatës të gjitha mediat raportonin se në Gjilan nuk do të ketë garë për shkak se ashtu kishin opinione. Ishte një bindje totale edhe nga analistët e zgjedhjeve se do të fitojë Lufti Haziri por që lakorja e kandidatit të VV-së shënonte ngritje”.
“Unë nuk e kisha njohur këtë djalin e ri, Alban Hysenin, por kam dëgjuar se kam marrë shumë vota në zgjedhjet nacionale ku u bë edhe deputet. Qëndrimi zyrtar është që ne nuk do e përkrahim asnjë kandidat”, deklaroi Mustafa.
Mustafa mes tjerash kritikoi ashpër kryetarin aktual nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lufti Haziri.
“Në fund të vitit 2013 Haziri thoshte se nuk do të flasim më për gjëra bazike si shtrim të rrugëve, ndriçim të rrugëve, trotuare e mirëqenie të qytetarëve, njësoj ka premtuar edhe më 2017 e të njëjtat premtime po i bën edhe tani”, u shpreh Mustafa.
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...