Mustafa pas takimit me Lajçak: LDK është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke

11:46 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të mërkurën ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përmes një komunikate thuhet se Kryetari Mustafa e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke.

Ndërsa thuhet se Lajçak  vlerësoi që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm.

Ndryshe, Lajçak sot ka bërë vizitë edhe tek selia e Lëvizjes Vetëvendosje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme