Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, është takuar sot me homologun e tij shqiptar Edi Rama, por edhe me homologët nga vende të tjera, përfshirë edhe kryeministrin serb dhe atë maqedonas, me të cilët ka mundur të shkëmbejë edhe disa mendime të shkurtra.
I pyetur sot në Tiranë, pas punimeve të forumit, kryeministri Mustafa tha se është takuar me Vuçiq, Gruevskin dhe homologun e Malit të Zi me të cilët ka biseduar për ngjarjen në Kumanovë dhe për mundësitë dhe bashkëpunimin që duhet të kenë vendet e Ballkanit, për të shmangur situata të tilla.
“Bisedova edhe me kryeministrin e Maqedonisë, objekt diskutimi kryesisht ishin problemet dhe situata që ndodhi në Kumanovë, se si të menaxhohet të tejkalohet situata dhe të krijojmë kushtet për stabilitet të mëtejshëm, në Maqedoni, Kosovë dhe në Ballkan. Të dy palët u shprehëm se jemi të angazhuar të bashkëpunojmë dhe t’i shërbejmë këtij stabiliteti”, tha Mustafa.
Ndërsa me kryeministrin Vuçiq, duket se nuk ka pasur shumë diskutim përtej shtrëngimit të duarve. Mustafa tha thjesht se e pyeti Vuçiq si kishte shkuar takimi me kryeministrin Rama, dhe se Kosova e sheh si shumë të rëndësishëm takimin mes tyre, shkruan kp.
Lidhur me shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, Mustafa tha se ky ndryshim është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, por se për këtë duhet të dialogohet me serbët dhe me komunitetet e tjera.
Ndërsa sa i përket punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës, Mustafa mendon se aktivitete të tilla janë të një rëndësie të madhe, dhe se deri tani është arritur të konkretizohen disa prej projekteve të cilat do të ndihmojnë jo vetëm zhvillimin ekonomik por edhe komunikimin mes njerëzve, ndërmjet vendeve por po ashtu do ti kontribuojnë paqes dhe stabilitetit.
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm s...
CEO i Al Hilal nuk e përjashton transferimin e Vinicius Jr n...