Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot në Lubjanë ka deklaruar se Kosova do të ndihmojë në pengimin e përshkallëzimit të dhunës nga Maqedonia fqinje në rajon.
“Kosova është e interesuar për bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet policisë kosovare e maqedonase për zbardhjen e rrethanave për situatën e papranueshme dhe të paarsyeshme”, ka thënë Mustafa, raporton AFP.
“Do t’i kontribuojmë pengimit të çfarëdo përshkallëzimi. Nuk ka arsye që dhuna të bartet në Ballkan ose në Evropë”, ka theksuar kryeministri kosovar.
Mustafa, në konferencën për shtyp me kryeministrin slloven, Miro Cerar, ka deklaruar se Kosova dënon veprimet që kërcënojnë Maqedoninë dhe destabilizojnë rajonin.
“Është e nevojshme që përgjegjësit të dërgohen para drejtësisë e Kosova do të veprojë që situata të qetësohet dhe të mos ndodhë zgjerimi i dhunës në rajon”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se Kosova ka përforcuar kontrollin e kufijve dhe bashkëpunon në këmbimin e informatave me shërbimet tjera në rajon me të cilat është bërë koordinimi i aktiviteteve./Arbresh.info/
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët