Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, duke theksuar se kjo plagë e madhe e shoqërisë kosovare vazhdon të rëndojë padrejtësisht mbi familjarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një takimi me drejtorin rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, njofton zyra për informim e kryeministrit.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe Prenk Gjetaj, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Ibrahim Makolli, kryetar i Delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, u diskutua për punën e Kryqit të Kuq në Kosovës, me theks të posaçëm për çështjen e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.
Drejtori rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, theksoi përkushtimin e Kryqit të Kuq për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Ai po ashtu, e njoftoi Mustafën për angazhimet tjera të rëndësishme të Kryqit të Kuq në Kosovë.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision