Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se e përkrahë plotësisht Ministren e Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milionë euro nga Thesari i shtetit.
Përmes një shkrimi në facebook Mustafa ka thënë se dikush ka dëshirë dhe bënë thirrje që ministrja Bajrami të japë dorëheqje, por që sipas tij ajo nuk është aty për t’u dorëzuar, por për t’u ballafaquar me krimin dhe me hajdutët.
Mustafa gjithashtu u ka bërë thirrje organeve shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti.
Postimi i tij i plotë:
“Qytetarë të nderuar
E përkrah plotësisht Ministren E Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.
Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.
Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit. IM”.
Ndryshe PDK përmes një komunikate për media ka kërkuar dorëheqjen e ministres Bajrami, pas vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës./arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan