Ish kryeministri dhe njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë disa fjalë për hapjen zyrtarë të fushatës zgjedhore lokale, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se 19 nëntori është shansi i tyre për të ruajtur dhe forcuar procesin demokratik të filluar me 22 tetor.
Më tej Mustafa është shprehur i gatshëm për të tejkaluar dallimet dhe të bashkëpunojë me secilin që ka vullnet dhe ide.
Për më shumë lexoni shkrimin e tij:
Të nderuar miq, qytetarë të Kosovës,
Sot po hyjmë në fazën e fundit të garës për të zgjedhur kryetarët e komunave.
Fazën e parë e përfunduam me sukses. Me 19 nëntor kemi shansin dhe detyrimin që procesin demokratik të filluar me 22 tetor, ta ruajmë dhe forcojmë në mënyrë që vota qytetare të prodhoj qeverisjen e vullnetit popullor.
Fushata që do zhvillojmë këto ditë dhe vota që do kërkojmë për kandidatët tanë, për ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, do të jetë fushatë dhe zotim i sinqertë që iu drejtohet të gjithë qytetarëve.
Ne ofrojmë një projekt të përbashkët bashkëqeverisjeje, i cili kalon ngjyrat politike, ideologjike apo çfarëdo dallimi tjetër.
Qytetet tona, lagjet ku jetojmë, për të ndryshuar kërkojnë vullnetin, idetë dhe përpjekjen e secilit.
Ne jemi në gjendje që t`i tejkalojmë dallimet dhe t`i japim shansin secilit që të jetë pjesë e zhvillimit.
Ne dëshirojmë ta tejkalojmë ndarjen prandaj do kërkojmë që të gjithë të Lidhemi rreth një projekti perspektiv për fëmijët tanë.
Projekti ynë është i hapur për të gjithë.
Ne jemi gati. Na shkoftë mbarë të gjithëve!
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira