Mustafa mbledh strukturat e LDK-së në rajonin e Pejës

20:04 | 16 Janar 2016
M. A.

Në kuadër të fuqizimit më të madh të anëtarësisë, të Forumit të Gruas dhe Rinisë në realizimin e programit politik dhe në reformat partiake të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sot në Pejë u zhvillua një takim i gjerë me degët e LDK-së në rajonin e Pejës, ku përveç Pejës, bëjnë pjesë edhe Istogu, Klina, Deçani dhe Juniku.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, në këtë takim masiv, ku morën pjesë dhjetëra anëtarë të strukturave të degëve të LDK-së nga rajoni i Pejës, mori pjesë edhe kryetari i LDK-së, njëherësh edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe përfaqësues të komisionit statutar.

Mustafa i mirëpriti propozimet e bëra dhe i vlerësoi lartë të gjithë ata që prezantuan propozimet e tyre.

“Kjo që po shohim dhe po dëgjojmë sot këtu dëshmon se LDK-ja është parti model për mënyrën se si e kultivon demokracinë brenda partisë. Propozimet që po prezantohen këtu tregojnë për seriozitetin e partisë sepse po vërehet se propozimet e delegatëve janë të studiuara dhe të përgatitura shumë mirë para se të vijnë këtu”, u shpreh Mustafa, duke i ftuar të gjitha strukturat dhe veprimtarët e partis? ? që të jenë aktivë në zhvillimet e partisë, të komunikojnë me strukturat e partisë dhe të krijojnë mundësi dhe hapësirë për ardhje të reja.

Gjithashtu, në këtë tubim kryetari Mustafa foli edhe për sfidat politike dhe ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi. Kryetari Isa Mustafa dha sqarime deri në detaje rreth çështjes së themelimit të asociacionit dhe demarkacionit duke paraqitur fakte dhe argumente rreth veprimeve të Qeverisë. Ai ftoi të gjithë që të kenë besim te puna e Qeverisë, duke treguar se këto procese po zhvillohen në tërësi në respektim të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, siç u konfirmua edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i LDK-së, njëherësh Kryeministër i vendit, Isa Mustafa, i njoftoi të pranishmit e shumtë në të këtë takim masiv lidhur me situatën dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Në këtë aspekt, kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë p ër zhvillim ekonomik, integrime evropiane, si dhe për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit me vendet partnere, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Anëtarët e strukturave të LDK-së në rajonin e Pejës, ofruan përkrahje të fuqishme për qasjen dhe punën e Qeverisë së Kosovës si dhe përkushtimin e saj për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Gjatë takimit u bisedua edhe për nevojën e stabilitetit institucional si dhe për qasjen që situata aktuale të tejkalohet përmes dialogut pa kushte në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale