“Kalimi i qytetarëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas po realizohet me procedura të lehtësuara nga Policia Kufitare duke evituar kështu pritjet e gjata. Vështirësi kemi në pjesën e kufirit të Shqipërisë për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme për kalimin e automjeteve e sidomos kamionëve dhe maunave nga Shqipëria në Kosovë”, tha ministri Mustafa.
Nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes e deri në muajin e kaluar, në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Vërmicë-Morinë, kanë kaluar mbi 1 milion persona, prej të cilëve 685 mijë kanë hyrë në Kosovë, kurse 647 mijë në Shqipëri, ose gjithsej 544 mijë automjete të kategorive të ndryshme. Kosova dhe Shqipëria prej muajit janar të këtij viti kanë funksionalizuar me financim të Bashkimit Evropian, pikën e përbashkët të kalimit kufitar Vërmicë-Morinë.
