Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në prezantimin e planit ekonomik të koalicionit LDK-AKR-Alternativa para bizneseve ka thënë se me këtë program mund të vij rritja ekonomike deri në 8%.
“Do të arrijmë shkallë të punësimit ku çdo vit do të hyjnë në punë rreth 25 mijë vet. Ne do të përballojmë gjithë fluksin që hyn brenda në punë. Nuk është çështje që e kemi bërë përmendësh rrtija ekonomike, ne e kemi bazuar mbi argumente profesionale por edhe me biznese të forta që kemi sepse ne në subjektet tona kemi liderë të bizneseve që si ka asnjë subjekt. Por këto biznese janë të Kosovës jo të partive. Do të ketë përparsi energjia dhe sektori i minierave”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se problemi i papunësisë nuk do të jetë më problem.
“Mendojmë se këtë do ta zgjidhim përmes sektorit privat jo publik sepse tek publik kemi ngopje të punësimit. Ne do të nxisim edhe politikat e pagave tek ky sektor që të shkojnë të barabarta me sektorin publik sepse nuk guxojmë të bëjmë diferencime të pagave. Një efekt tjetër është problemi i konkurrencës, ne do të punojëm që ta lehtësojmë bahkëpunimin me vendet e europës dhe ballkanit perëndimor por asesi me ish-Jogusllavinë. Kemi nevojë ti rrisim aftësitë konkurruese që ta kemi cilësine e produkteve më të pranueshme në BE, çmimin më të lirë, dhe të arrijmë në tregun e BE”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se ky koalicion i ofron zgjidhje Kosovës.
“Bizneset do ta shohin këtë zgjidhje sepse një ekonomi e kemi nuk i kemi dhjetë. Andaj kërkojmë bashkëpunim që ta realizojmë këtë”, tha ai./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...