Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se tani i mbetet kryeministrit në detyrë Albin Kurti të vendosë nëse do të punojë edhe më gjatë me ministrat e LDK-së.
Ai tha se mbetet të shihet nëse do t’i lë të punojnë apo do t’i shkarkojë ashtu siç bëri mbrëmë me zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin.
Mëgjithatë, Mustafa tha se ai vetë nuk do t’i tërheqë njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e tij.
Statusi i plotë:
Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.
Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...
Osmani në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mit...
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për çë...
Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndrua...