Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar protestën e organizuar nga studentët e Kosovës 19 vjet më parë, më 1 Tetor 1997.
Në një postim në faqen zyrtare të kryeministrit në Facebook, thuhet se kjo protestë gjithëpopullore, e organizuar dhe e udhëhequr nga studentët e pedagogët universitarë, dëshmoi në esencë vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci.
Shkrimi i plotë i Mustafës:
Protesta e 1 Tetorit 1997, është një prej ngjarjeve shumë të rëndësishme në historinë e rezistencës së popullit të Kosovës ndaj regjimit të Millosheviqit.
E organizuar dhe e udhëhequr nga studentët e pedagogët universitarë, ajo ishte një protestë gjithëpopullore, e cila në esencë dëshmoi vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci.
Studentët, profesorët dhe qytetarët e Kosovës nuk i ndali as dhuna e shfrenuar e regjimit kriminal për të demonstruar aspiratat e tyre dhe për t’i realizuar ato, më pas.
Sot, Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, falë sakrificës dhe përkushtimit të të gjitha shtresave të shoqërisë kosovare, rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, me përkrahje të pazëvendësueshme të SHBA-ve dhe vendeve tjera demokratike evropiane dhe më gjerë../Arbresh/info
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...