Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka përkujtuar ish- kryetarin e Istogut, Fadil Feratin me rastin e 9 vjetorit të vdekjes.
Mustafa ka vlerësuar se Fadil Ferati ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, kishte vizion dhe ishte i përkushtuar për të ndërtuar Komunën e Istogut.
“Ai poashtu dha kontribut të veçantë për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës dhe ishte një prej shtyllave më të forta të LDK-së dhe Kosovës. Në të gjitha zgjedhjet dëshmoi se ishte lidhur ngushtë me qytetarin e Istogut prandaj do të kujtohet si kryetari shumë vjeçar i Komunës së Istogut”, ka thënë Mustafa.
“Me sjelljen shembullore, guximin, përkushtimin dhe punën e tij bëri që çdo qytetar ta respektojë dhe të ketë autoritet te çdo njëri prej tyre. Fadil Ferati do të përkujtohet çdo herë nga çdo qytetar për virtytet e tij dhe gjeneratat do të mësojnë në histori për punën e madhe në lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë. Poashtu, Fadil Ferati mbetet model i një lideri popullor dhe atdhetari të përkushtuar i cili nuk do të harrohet kurrë”, ka thënë në fund Mustafa.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen