Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit. Ai ka thënë se Qeveria e Vetëvendosjes po i bën sjelljet “për të cilat i kritikonte të tjerët”.
“S’po u përmbahen zotimeve, parimeve për të cilat janë angazhuar. Kemi problem te familjarizmi, kjo qeveri po shkarkon borde, po shkarkon njerëzit nga bordet të subjekteve tjera e po i vë njerëzit e vet. Po e bën pa asnjë hezitim, duke thënë se po i zgjedhim njerëzit me performancë personale. Edhe ne e kemi bë një gjë të tillë, por publikisht… Meqenëse këta e kanë dënuar veprimin tonë dhe kanë thënë se s’do ta bëjmë ne, e meritojnë të gjykohen”, ka thënë ai në Desku të KTV-së.
Sipas Mustafës, Qeveria Kurti me serbët e brendshëm në veri po “negocion me njësitë speciale”.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit