Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të martën në takim një delegacion nga Izraeli të përbërë nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, drejtues i Divizionit për Euroazi dhe Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Zvi Rav-ner, drejtorin e Departamentit për Rajonin e Ballkanit, ambasadorin Dan Oryan si dhe ambasadorin Yossef Levy.
Kryeministri Mustafa, i njoftoi diplomatët e lartë izraelitë për progresin në Kosovë, duke theksuar fokusimin e Qeverisë së Kosovës në realizimin e prioriteteve të saj për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe forcimin e shtetit ligjor.
Duke i falënderuar për përkrahjen që Izraeli ka dhënë për Kosovën, kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës e Izraelit.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm, njëherësh drejtues i Divizionit për Euroazi dhe Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Zvi Rav-ner vlerësoi progresin e arritur në Kosovë.
Ai, po ashtu, shprehu vullnetin e Izraelit për fuqizimin e bashkëpunimit, me theks të posaçëm në fushën e ekonomisë, kulturës dhe fusha të tjera të jetës.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë d he më gjerë, si dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në këtë fazë.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...