Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ka sulmuar dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Kurti tha në një intervistë mbrëmë se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike. PDK-ja nuk është reformuar”.
Duke komentuar këtë deklaratë, Mustafa në një pronomcim për Klankosova.tv tha se “nuk bëhet politikë me njerëz, të cilët luftuan për këtë vend e që janë në arrest qe pesë vjet i cili më shumë po përngjanë në pengmarrje sesa në drejtësi”.
“Unë mund të paramendoj kompleksin e Albin Kurtit ndaj Thaçit, por akuzat ndaj tij dhe Veselit në kontekstin e situatës së tanishme politike dhe bllokimit të konstituimit të kuvendit janë të pakuptimta, përveç se ua ngjesin dorën akuzuesëve të cilët duan ta barazojnë luftën e UÇK-së me krimet makabre të Millosheviqit në Kosovë”.
Ai mes tjerash tha se nuk është Kurti mentor i reformimit të partive politike në Kosovë, që ai të flas për reformat.
“Ai mund të flas për mashtrimin, për luftën hibride me gënjeshtra ndaj kundërshtarëve politik dhe për autorësinë e tij të konceptit të “ analfabetëve funksional”, të cilët po i ushqen me popullizëm dhe po e votojnë. Kjo është reforma e tij dhe kontributi i tij në reformimin politik, për të cilin kontribut po i japin merita ata që s’ia duan të mirën këtij vendi, sipas bindjes time”, shtoi Mustafa.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...