Aleanca Kosova e Re ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, transmeton Arbresh.info.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se marrëveshja me AKR-në përmban qëllimin e tyre të përbashkët i cili sipas tij është të punojnë bashkërisht në fushat themelore të zhvillimit të vendit.
“Kjo marrëveshje përmban përcaktimin tonë të përbashkët që të punojmë bashkërisht në fushat themelore të zhvillimit te vendit veçmas të zhvillimit ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe në fushën integrimeve euroatlantike”, ka thënë Mustafa.
Ai më tutje është shprehur se koalicioni me AKR-në është koalicion i fitores me të cilin do të fitojnë edhe qytetarët e Kosovës.
“Ne besojmë se me AKR do të arrijmë fitore dhe ky është koalicioni i fitores dhe besojmë shumë që do të fitojnë qytetarët e Republikës së Kosovës ky koalicion do të ofrojë zhvillim, prosperitet dhe do ofrojë ndryshime të domosdoshme që duhet të ndodhin në periudhën e ardhshme të qeverisjes në katërvjeçarin e ardhshëm.
Ndryshe LDK sot ka nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi si dhe Alternativën./Arbresh.info
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...