Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ka zhvilluar sot takime të ndara me anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike rajonale dhe qendrore, njoftoi zyra qeveritare e informimit.
Sipas komunikatës, Mustafa kërkoi nga anëtarët e bordeve që të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe në përputhje të plotë me ligjet për ndërmarrjet publike.
Ai ka kërkuar që të mbahen raporte ligjore, profesionale dhe korrekte me aksionarin dhe me menaxhmentin, dhe të evitohet çdo politizim gjatë ushtrimit të detyrave të anëtarit të bordit.
Po ashtu, kryeministri ka kërkuar që ndërmarrjet publike të mirëmbajnë raportet me donatorët, duke marrë parasysh rolin e madh të donacioneve në përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga këto ndërmarrje.
Duke theksuar rëndësinë e kryerjes së punës në mënyrë profesionale, kryeministri ka kërkuar që anëtarët e bordeve të luftojnë korrupsionin brenda ndërmarrjeve dhe të jenë pjesë e luftës kundër kësaj dukurie.
Kryeministri, po ashtu, ka kërkuar që të bashkërenditen aktivitetet me qëllim të arritjes se eficencës, si dhe që vendimet e bordeve të jenë në baza profesionale.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka theksuar se do të ketë një kalendar të takimeve sektoriale ku do të trajtohen problemet dhe potencialet për zhvillim edhe në kuadër të Këshillit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike./
Të paktën 21 persona të vdekur në Spanjë pas një aksidenti m...
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...