Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duke folur për kritikat dërguar partisë së tij, ka shkruar se i vjen mirë për këtë, pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës, siç thotë ai nuk është subjekt që ka brenda kriminelë e banditë. I pari i kësaj partie ka zgjedhur të flasë edhe për rrahjet në procesin zgjedhor, duke dërguar disa mesazhe.
Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i LDK-së, ka thënë se njerëzit që e sulmojnë partinë e tij nuk guxojnë të shfryhen te të tjerët.
“Por kush janë ata që po e “godasin” LDK-në. Janë askushi. Individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë braktisur LDK-në, janë shetitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për interesa të tyre dhe të porositësve. Janë shokë, e ish shokë, zyrtarë, anëtarë publik e jopublik të PDK-së që i kanë ngritur përmendore shefit të tyre deri sa kanë përfituar bashk, e kur janë hidhëruar mës vete, e sulmojnë LDK-në se paska qeverisur me PDK-në. Janë disa kurrkusha të LDK-së që kanë dështuar, që s’ia kanë sjellë asnjë votë LDK-së, veç se ia kanë zvogëluar, dhe gjejnë të shfryhen në partin e tyre se nuk është dashur të qeverisë me vendin. Për ta më mirë është të qeverisë kushdo me Kosovën, sesa LDK-ja, e cila tregoi se qeveris pa korrupsion dhe në mënyrë demokratike. Janë qarqe të caktuara që vet konstruktojnë lajme të rreme, siç ishte ai se Kryetari i LDK-së për tu bërë President, ia paska dhënë postin e kryeminstrit VV-së, pastaj e bëjnë një gjysëmkthesë dhe hapin debat për rrena të tyre”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, do të ishte fatale për LDK-në nëse do të ishte e dobët e të ju nënshtrohej shantazheve.
Ai ka folur edhe për skandalet e fundit me rrahjen që ndodhën gjatë procesit të brendshëm zgjedhorë, derisa ka thënë se në partinë e tij ka persona që janë egoist, karrieristë, popullistë e anarkistë.
“LDK është e vetëdijshme se njerëzit e saj janë njerëzit e Kosovës, me të mirat dhe dobësitë e tyre. Idealistë, pragmatistë, të vyeshëm e punëtorë, besnikë, por aty ketu ka edhe egoistë, karrieristë, popullistë e anarkistë. Të tillë që me veprimet e tyre të papranueshme karrieriste në 3-4 nëndegë (prej 931-ve) nprodhuan lajme, e të cilat lajme shërbyen për të mbuluar aferat e fajdeve, korrupsionit, keqpërdorimit të parasë publike, disfatave të qeverisë në arenën ndërkombëtare, vendimeve jokushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit, të njerëzve të BIA-s që e kishin këshilluar Presidentin për një kohë!?”, përfundoi ai.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...