Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati ku ky i fundit përmendi rritjen e pagave në sektorin privat, në vitin 2024.
Mustafa ka theksuar se reagimi i Muratit është manipulativ dhe hipokrit.
“Manipulativ, sepse flet për paga pa e marrë parasysh inflacionin. Fuqia blerëse e një page të sektorit privat sot nuk është hiq më e lartë sesa që ishte në 2019, madje ka shënuar rënie. Hipokrit, sepse pikërisht kjo qeveri nuk ka lënë gjë pa bë për ta luftuar sektorin privat, së fundi duke i çuar edhe drejt falimentimit për shkak të shtrejtimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Mustafa në Facebook
LEXO EDHE:
Murati: Paga mesatare në sektorin privat ka shënuar 598 euro bruto
Rezoluta e plotë e Kuvendit për shpalljen e Iranit shtet spo...
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani në trajtim intensiv për plagë të...
Tensionet rajonale, Kina ofron ndihmë humanitare për Iranin,...
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli “Gucci, “Porsche” d...
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës