Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se blloku B1 i KEK-ut ka rënë jashtë funksionit.
Sipas tij, funksioni i B1 ra ende pa u bërë 24 orë prej kur është rifunksionalizuar, shkruan Arbresh.info.
“Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është rifunksionalizuar. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?! Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok! E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse. Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash”, shkroi ai./Arbresh.info
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...