Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe kryeministri Isa Mustafa sapo kanë përfunduar takimin e përbashkët dhe janë nisur drejt ndërtesës së Kuvendit për tu takuar me deputetët e LDK-së, shkruan arbresh.info.
Delawie pritet se do të mbajë një ligjeratë para deputetëve të kësaj partie në lidhje me demarkacionin i cili pritet të dërgohet në Kuvend për ratifikim këtë javë.
Takimi vie një ditë pasi dështoi mbledhja e Qeverisë së Kosovës për të proceduar në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi. Ambasadori Delaëie, një ditë më parë ka takuar edhe lidër e dy partive më të mëdha të koalicionit, Kadri Veselin dhe Isa Mustafën, shkruan arbresh.info. Takimi me deputetët e LDK-së po ndodhë në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar kundërshtimet në lidhje me demarkacionin dhe çështje të tjera politike./Arbresh.info.

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...