Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, po i kërkon Kryeministrit Albin Kurti, ta shkarkojë nga detyra zëvendësministrin Hysen Durmishi.
Mustafa ka pohuar se derisa ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në koordinim me policinë dhe prokurorinë ‘ua kishte prishur strofullogun’ disa personave, të cilët i quan kriminelë.
Mustafa thotë se zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Industrisë, Hysen Durmishi, e ka pranuar se ka tentuar të vjedhë përmes kontratës për tiketat ngjitëse për vetura./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kur pas shumë muajsh pune e koordinimi me policinë dhe prokurorinë ua pata prishë strofullogun plot kriminelëve në MBPZhR dhe miqve të tyre përfitues, të njëjtit kërkonin dorëheqjen time err e terr. Në fakt, ende edhe sot komplotojnë kundër meje me rrena e shpifje.
Sot, një zëvendësministër e pranoi që ka planfikuar të vjedhë përmes kontratës monopolistike por e mori vesh krejt Kosova dhe e pezulloi kontratën. Mandej, përngut, kishe po i shpërndaj popullit karramela. Lej foret, burrë!
Kryeministër, sot kërkoja dorëheqjen ose shkarkoje dhe nesër kërko nga prokuroria të fillojnë hetimet.
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores