Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz Gallucci.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për bashkëpunimin e deritashëm dhe për përkrahjen që Këshilli i Evropës ka dhënë në avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe të demokracisë në Kosovë.
Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz Gallucci, vlerësoi progresin në Kosovë, dhe shprehu përkushtimin për përkrahjen që Këshilli i Evropës do t’i jap institucioneve të Kosovës në avancimin e mëtejshëm të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë.
Galluci është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Veseli dhe Gallucci biseduan për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe përmbushjen e detyrave për anëtarësim.
Në këtë drejtim, u tha në takim, janë shënuar hapa pozitivë. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës nënkupton respektimin e të drejtave të njeriut, zbatimin e ligjit dhe veprimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin e demokracisë./arbresh.info/
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...