Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar 2 Korrikun e vitit 1990, duke thënë se deklarata e Kushtetuese i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se mbi njëçerekshekulli më parë, më 2 korrik të vitit 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, të njohur si Deklarata e 2 Korrikut.
“Është ky një akt me vlera të veçanta historike, i shpallur në rrethana dhe kohë tepër të vështira, nga njerëz të vendosur dhe të përkushtuar për vendin e tyre. Deklarata e 2 Korrikut i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në facebook.
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...