Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, është alternativa e vetme.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se nuk duhet më të zvarritet rruga e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
Postimi i plotë:
Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është e vetmja alternativë.
Procesi i Berlinit ka shërbyer si një urë e mirë lidhëse ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke pas impakt pozitiv në përshpejtimin e reformave, në përmirësimin e raporteve ndërmjet shoqërive dhe shteteve në rajon dhe aspekte të tjera.
Mirëpo, është e nevojshme që pas përfundimit të Samitit të radhës që do të mbahet në Londër, ky proces të përmbyllet dhe pa zvarritje të panevojshme të vazhdoj rruga integruese e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Nga tryeza shkencore “Rruga e Kosovës drejt integrimit ekonomik evropian”, e mbajtur sot në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani