Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur presidenten Vjosa Osmani se a është presidente edhe gazetarëve dhe mediave.
Këtë reagim ajo e ka bërë pasi dje Osmani nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me intervistimin që policia u ka bërë gazetarëve të Insajderit, për shkak të një raportimi që nuk i pëlqu pushtetit.
Veprimi i policisë u cilësua si cenim i lirisë së medieve. Por, reagimet ndaj veprimit të policisë bënë që fjala e lirë të fitoi kundër, siç është quajtur, shtetit policor.
Postimi i plotë i Musliut:
“Vjosa Osmani, a je presidente edhe e gazetarëve dhe medias???
Dje u cenua rënd liria e medieve në Kosovë, Ti heshte Presidente”
Tutje, pas intervistimit të Drejtorit të Insajderit Parim Olluri, ky i fundit tha se pushteti u tërhoq nga aksioni i sotëm pas presionit publik.
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...