Eksperti i sigurisë Agim Musliu përmes një shkrimi në facebook ka thënë se shumica e mediave të Serbisë, të cilat kontrollohen nga Aleksandar Vuçiqi, janë të “varfër” në kreativitet.
Sipas Musliut titujt e këtyre gazetave nuk ndryshojnë aspak.
“Mund të ndryshojnë njerëzit të cilët i sulmojnë/targetojnë. Esenca mbetet e njëjtë: KURTI, HARADINAJ, THAÇI, VESELI DUAN LUFTË.
E datat? Datat i vënë varësisht se kush është në Kosovë në pushtet”, ka shkruar Musliu.
Musliu ka thënë se kjo rrjedh nga Memorandumi i Dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, pjesë të të cilit janë publikuar.
“Njëra nga pikat e e këtij Memorandumi është: “Sulmimi i qeverive të vendeve fqinje (të Serbisë), me moton QEVERI E DOBËT – SHTET I DOBËT!
Pra, shqiptarët ta dinë se, Serbia e lufton cilindo Qeveri të Republikës së Kosovës, sepse e lufton Republikën e Kosovës”, ka shkruar Musliu.
Ja dhe postimi:
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...