Ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës për kushtet në të cilat po punojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se mungesa e ushqimit për policët në terren nuk përfaqëson mungesë resursesh, por mungesë shteti.
Musliu Shoshi kritikoi faktin që policët punojnë deri në 12 orë në situata të rrezikshme, po përballen me mungesë të ushqimit dhe mbështetjes elementare.
“Kur policët që mbajnë shtetin në këmbë mbesin pa shujta, nuk është mungesë ushqimi por është mungesë shteti.Policët tanë punojnë 12 orë në rrezik, e qeveria u kursen bukën. Kjo është fyese, e papranueshme dhe tregon qartë dështimin në menaxhimin financiar e operacional.Shteti shembet kur ata që e mbrojnë trajtohen si barrë, jo si forcë”, ka shkruar Musliu-Shoshi./Arbresh.info
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...