Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se takimi me inspektorin e Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, është zhvilluar për periudhën korrik të vitit të kaluar e deri më sot.
Ajo tha se pashmangshëm është biseduar edhe për ftesën që ka pasur Ramadani nga Gjykata Speciale.
“Do të ishte e paarsyeshme qe të kaloj raportimi pa u ndal të Specialja. Krejt çka mundem me nda me ju mund të them se Ramadani është përgjigjur ligjërisht dhe instutucionalisht Gjykatës Speciale.”
Ndërsa për alarmet e rreme për bomba në Kosovë, tha se është në kompetencë të drejtorit të AKI-së dhe se për këtë nuk është biseduar.
“Duke pasur parasysh punën që e kryen inspektori, i cili inspekton punën e brendshme të AKI-së, dhe kjo është kompetencë e drejtorit të AKI-së”, tha në fund Musliu./EkonomiaOnline/
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...