Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu u ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e kryetarit të shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu tha Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, e me shpresën se një ditë do të marrë ndonjë lajm për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Paska ikur nga kjo botë njëriu i urtë, aktivisti i devotshem e i pandalshem, Bajram Qerkini. Ai jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, e me shpresën se një ditë do të marrë ndonjë lajm për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Ngushëllime Familjes Qerkini dhe të gjithë atyre qe ndjejnë dhimbje nga mungesa e tij! Pushoftë në paqe shpirti i tij”, ka shkruar Musliu./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...