Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani, duke e akuzuar për mungesë qëndrueshmërie politike dhe për shfrytëzimin e emrit të Ibrahim Rugovës.
Sipas saj, Osmani po vepron si “marionetë e kryeministrit Albin Kurti dhe e ndihmës së tij Dejona”, duke alternuar qëndrimet politike dhe duke përdorur emrin e Rugovës për qëllime personale.
Postimi i plotë:
Edhe me Albinin edhe me Rugovën
Mënyra se si Vjosa Osmani po mundohet të mbahet në skenën politike është mënyra më e neveritshme dhe si e tillë duhet të gjykohet.
Një grua me zero qëndrueshmëri politike e cila pa fije turpi (nëse e di ende se çka është turpi) ajo shfrytëzon emrin e Rugovës në ndërkohë që është shndërruar në marionetë të Albinit e Dejones.
Me patetizmin e saj të njohur, dhe pa u skuqur fare, përkujton Rugovën të cilin shefi i saj aktual Albin Kurti e kishte zeruar si figurë politike.
E moj Vjosë,po nuk të shitet më pozicionimi herë në të djathtë e herë në të majtë.
Nuk puçen askund Albini me Ibrahimin, as si njerëz e as si koncepte politike.
E ti në mes veç se po na e dëshmon që je një hipokrite pa përmbajtje as njetëzore, as intelektuale dhe as politike.
Po e dëshmon se je një masë plasteline në duar të neokumunistave si Albini e Dejona.
Po e dëshmon se nuk je Presidente e popullit, por e Dejones dhe e Albinit. Po e dëshmom se rugovizmi yt ishte dhe është farsë./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër