Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas forumit të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin.
“Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin! Ajo edhe njëherë u dëshmua se nuk i pranon dot afër vetes heroinat e gjalla të Kosovës. Jemi një Komb qe trashëgojmë mençurinë dhe guximin e grave me shekuj’’, ka shkruar Musliu.
Po ashtu ka reaguar edhe ndaj Ministrit të Mbrojtjes ku kishte thënë se “Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… “, deputetja i ka përmendur disa nga Heroinat shqiptare dhe ka thënë se këto gra kanë sfiduar mendësinë e secilit njeri qe mendon si Armend Meha.
‘’Paska harruar se inkuadrimi i grave e vajzave në UÇK të motivuar nga Shote Galica, Nora e Kelmendit, Vaskalina, Micja, Mbretresha Teutë e gra tjera heroina, kanë sfiduar mendesine e secilit njeri qe mendon si Armend Meha. Gratë kanë pësuar më se shumti kur për to kanë folë e po flasin njerëz me mentalitet anadollak si Armend Meha&CO’’, ka përfunduar Musliu./arbresh.info/
Nesër varroset Ilaz Brahimi, i cili u vra nga e dashura e ti...
Vjen reagimi i Elijones pas vdekjes së xhaxhait: Jam duke e ...
Nënshkruhen marrëveshjet në vlerë 96 milionë euro me Bankën ...
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...