Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu foli për grantin 100 mijë eurosh që Ministria e Bujqësisë ia dha Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Ajo tha se ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka “mashtruar” bujqit për grante edhe në të kaluarën
Pacollin dhe Pecin, ajo i quajti bashkëpunëtorë në manipulim, mashtrim e hajni.
“Në këtë rast kemi konfilkt interesi dhe mendoj që organet e drejtësisë duhet të marrin hapa për shkak se vëllai i kryetarës së komisionit parlamentar përfiton 100 mijë euro është puro konflikt interesi”, tha Musliu.
Deputetja tregoi që nuk planifikojnë të ndërmarrin hapa si parti për këtë rast, për shkak se Prokuroria Speciale “ka mjaftueshëm fakte”.
Musliu tha që punëtorët brenda Ministrisë së Bujqësisë kanë presion.
“Kur unë e kam pyet për këtë presion ai ka thënë që punëtorët e ministrisë po sëmurën shpesh dhe po marrin shpesh pushime”, tha deputetja.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë