Insektet, shqetësuese për qytetarët në Prishtinë.
Me fillimin e sezonit të verës, në kryeqytet është rritur edhe numri i insekteve.
Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet te fëmijët.
Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e Prishtinës.
Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive, raporton RTK.
Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet, ndërsa zyrtarë të Komunës përmes telefonit kanë thënë se dezinsektimi bëhet në tri faza.
Sipas tyre, dy faza kanë përfunduar, kurse faza e tretë pritet të fillojë.
Zyrtarët komunalë thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut.
Tërnava takoi Prattipati: Kosova është shembull i harmonisë ...
Maguire shpallet fajtor për incidentin gjatë pushimeve në Gr...
Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për presiden...
Raportohet se seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sont...
Mbappe në garë me kohën për Cityn, Bellingham kërkon mendim ...
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president