Thirrjen e kreut të PDK-së, Kadri Veseli për nënshkrimin e një pakti me 10 pika ku ndër to është edhe luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit po shihet si thirrje simbolike që në thelb nuk ka diçka problematike, shkruan arbresh.info.
Sipas analistit politik, Imer Mushkolaj, problematike e kësaj thirrje është se nga kush po vjen ky pakt.
Ai thotë se Veseli po mundohet të duket si i ri në PDK dhe të paraqes PDK si parti të re.
“Ai nuk mundet më fshehë faktin se PDK ka qenë kultivuese e korrupsionit dhe kultivuese e nepotizmit për 12 vjet me radhë kështu që thirrja e tij për një pak kundër korrupsioni është vetëm një simbolikë dhe nuk është e besueshëm duke pas parasysh prej nga vjen ku ka figura brenda partisë pavarësisht se Veseli ka thënë që ata nuk do të jenë pjesë të listave zgjedhore. Të qenit zyrtar i lartë i partisë me fuqi të madhe brenda partisë është diçka tjetër”.
Mushkolaj në një prononcim për arbreshs.info tha se PDK në vazhdimësi ka pas probleme me njerëz që e kanë shkel ligjin dhe kanë elemente kriminale në punën e tyre.
“Është një thirrje simbolike që nuk po shoh diçka problematike në të që mund ta bënte çdo zyrtarë tjetër politik por është shumë problematike nëse e shohim se prej kujt vjen edhe nëse e shohim se përse deri tash nuk i ra ndërmend zotri Veselit ose dikujt nga PDK që të bëjë këtë” tha ai.
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...