Analisti dhe njohësi i rrethanave politike, Imer Mushkolaj ka komentuar iniciativat e fundit rajonale për një Mini “Shengen ballkanik”.
Mushkolaj, ka thënë se iniciativat rajonale në parim janë të mirëseardhura por ai ka thënë se në kontekstin aktual Kosova nuk është e barabartë me shtetet tjera.
“Kosova nga kjo nismë nuk përfiton asgjë. Kjo është një nismë Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit për të dërguar përpara protagonizmin e tyre. Mali i Zi dhe Bosnja nuk ishin aspak entuziaste”.
Analisti ka thënë se kjo nismë ka për qëllim që Serbia të anashkaloi njohjen e Kosovës për të arritur kapitullin 35 që do t’i mundësonte anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
Mushkolaj ka thënë se iniciativa do të dështojë dhe sipas tij nuk ka nevojë për brengosje pse Kosova nuk është pjesëmarrëse.
Analisti ka thënë se është e pafalshme që Kosova ka mësuar nga televizori për një samit rajonal ku është prezente edhe Shqipëria.
“Është e pafalshme absolutisht. Ne po flasim për bashkëpunim rajonal kur bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri e kemi në nivel shumë të ulët”, tha ai.
Mushkolaj ka thënë se Serbia konsultohet me Republikës serbe të Bosnjës që është vetëm një entitet e nuk e ka problem ndërsa sipas tij Shqipëria nuk e njofton Kosovën./Telegrafi/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...