Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri aktual i vendit, Isa Mustafa, ka komentuar qëndrimet e deputetes Vjosa Osmani dhe ish-kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, pasi ata kanë shprehur pakënaqësi për rrjedhën e Konventës së partisë.
“Nuk kanë arsye me qenë të pakënaqur”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.
“Ne ju kemi dhënë mundësinë që edhe Vjosa Osmani edhe Fatmir Sejdiu ta thonë mendimin e tyre. Bile edhe shumë më gjatë sesa kanë folur të tjerët”.
Mustafa ka deklaruar se askush nuk mund hidhërohet nga vota edhe nga qëndrimi i shumicës.
“Kjo është demokraci dhe duhet të pranohet vullneti i shumicës, vullneti i shumicës është kjo që po ndodh këtu në LDK”, ka treguar Mustafa.
Mustafa ka ftuar edhe Osmanin edhe Sejdiun që të bashkëpunojnë me partinë dhe të bëhen pjesë e proceseve politike.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë