Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka mbajtur fjalimin kryesor në manifestimin e Kongresit Paneuropa, që po i mban punimet në Vjenë.
Me këtë rast zëvendësministri Murtezaj, para pjesëmarrësve të shumtë, gjatë fjalimit është përqendruar në ardhmen e Evropës dhe të Kosovës si pjesë e Evropës, në rrugëtimin e saj që po e ndjekë.
Murtezaj ka deklaruar se “Kosova është Evropë dhe se Evropa është fati ynë i përbashkët”. Ai ka shtuar se shtuar se Evropa duhet të ju ofrojë qytetarëve të Kosovës mundësi për të qenë pjesë e saj.
“Kosovës dhe qytetarëve të saj, në veçanti të rejave dhe të rinjve të ju ofrohet perspektiva evropiane. Na jepni mundësinë dhe do të shihni që do të jemi evropianë të mirë”, është shprehur Murtezaj, derisa i ka siguruar të pranishmit për vizionin e palëkundur evropian të Kosovës.
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”