Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë thirrje që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, i cili sipas Kushtetutës duhet të vijë nga komuniteti serb, të zgjidhet një kandidat që nuk është nga Lista Serbe.
Ai njoftoi se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka marrë qëndrimin e tillë dhe ka ftuar partitë PDK, LDK dhe AAK të bashkohen në këtë nismë, por nuk ka marrë përgjigje pozitive.
“Deri më tani vetëm Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për përcaktimin që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, që sipas Kushtetutës duhet të vijë nga komuniteti serb, të zgjedhet dikush që nuk vjen nga Lista Serbe. Gjithashtu, ne i kemi ftuar edhe partitë tjera PDK/LDK/AAK që të na bashkohen në këtë nismë, pra për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb ta zgjedhim dikë që nuk vjen nga Lista Serbe. Por deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje pozitive nga PDK/LDK/AAK për këtë çështje.”, ka shkruar Murati.
Murati theksoi se qëndrimi për këtë çështje tregon se cilat parti ende shpresojnë në bashkëpunim me Listën Serbe.
“Besoj që qëndrimi për temën e nënkryetarit e tregon më së miri se cilat parti ende presin dhe shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe, e ato janë PDK/LDK/AAK.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...