Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesve të opozitës, të cilët kanë akuzuar Qeverinë Kurti se e ka “izoluar” vendin.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka krahasuar periudhën para liberalizimit të vizave me situatën aktuale, duke theksuar se qytetarët e Kosovës sot gëzojnë liri të plotë të lëvizjes pa barriera burokratike, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, gjatë qeverisjeve të kaluara, për të udhëtuar në zonën Schengen qytetarëve u duhej të aplikonin për vizë gjashtë muaj paraprakisht, të përgatitnin një sërë dokumentesh dhe të shpenzonin qindra euro vetëm për procedurat e aplikimit.
“Përpara kur kanë qeverisë ata tjerët dhe kur “nuk kemi qenë të izoluar” duhej me apliku për vizë 6 muaj ma herët, me ba ni krah dokumente gati, dhe me i shpenzu nja 200-300 euro veç për me shku 1 javë në vizitë te naj familjar në diasporë. Kurse tash “të izoluar me Qeverinë Kurti” paradite e blen biletën, dhe masdite i hyp aeroplanit, edhe ka gjasë që bileta kushton ma lirë sesa që kanë kushtu veç dokumentet për aplikim për vizë”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...